Mirë se erdhët në

Net-SFS

Net-SFS ofron shërbime konsulence për bizneset, me karrierë të disponueshme në Shërbimet Financiare,
përfshirë Shërbimet e Kontabilitetit, Taksave dhe Auditimit, Shërbimet e Menaxhimit të Punonjësve, përfshirë Përfitimet dhe Sigurimet, dhe një gamë të gjerë shërbimesh këshilluese. Net-SFS, me një staf shumë profesional synon të ofrojë shërbime me një standart të lartë cilësie, si
dhe shërbime dinamike të orientuara drejt tregut.

m

Ndihmojmë klientët tanë

Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të përparojnë duke u ofruar atyre një gamë të gjerë të shërbimeve profesionale individuale dhe për biznesin, produkteve dhe zgjidhjeve për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë më mirë financat dhe punonjësit e tyre.
v

Kulturë profesionale

Ne do të ruajmë një kulturë profesionale që është mbështetëse dhe motivuese, nxit dhe shpërblen performancë të lartë dhe krijon mundësi të rëndësishme karriere.

Marrëdhëniet afatgjata

Ne përpiqemi të ofrojmë shërbim cilësor dhe të krijojmë marrëdhënie afatgjata me klientin.

Kompani unike

Që në fillim qëllimi ynë ishte krijimi i një kompanie konsulence, unike në treg, e identifikueshme nga shërbimet e saj mjaft cilësore, përveç marrëdhënies dhe besueshmërisë së vazhdueshme të klientelës së saj të gjerë.

Shërbimet tona më të mira

Ne jemi anëtar i Kreston International / Një rrjet global i firmave të pavarura të kontabilitetit. Ne zotohemi të ofrojmë shërbime afariste cilësore, të vëmendshme dhe të përgjegjshme. Ne përpiqemi fortë për suksesin tuaj.

  • Vëmendje individuale: Ne do ta trajtojmë secilin klient me kujdesin maksimal; ne do të zhvillojmë dhe mbajmë një marrëdhënie të fortë personale; ne do të ofrojmë shërbime me një angazhim për profesionalizëm, besim dhe nivelin më të lartë të integritetit personal dhe profesional.
  • Përgjegjshmëri: Do t’i përgjigjemi menjëherë urgjencës së një klienti; ne do të dorëzojmë dhe rishikojmë produktin e punës brenda afatit siç është rënë dakord.
  • Proaktiv: Ne jemi të përkushtuar të kuptojmë qëllimet dhe nevojat e klientëve tanë, duke iu përgjigjur nevojave të tilla me shërbimin, këshillat dhe produktet tona më të mira. Ne do të përpiqemi t’u sigurojmë klientëve tanë zgjidhje dhe mundësi inovative për të përmirësuar dhe rritur biznesin e tyre.